Prapaskenat dhe manovrat e FSHF-së me listën kuqezi

“Panorama Sport” paralajmëroi më 10 mars se trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, kishte përgatitur një listë ku mungonin dy emrat më të spikatur të kampionatit shqiptar për momentin: Kristal Abazaj i Luftëtarit dhe Sindri Guri i Kukësit. Kronologjia e ngjarjeve bëri që të faktoheshin të gjitha ato çfarë janë shkruar.

Sport

17/03/2018 20:58

Fillimisht ishte klubi spanjoll i Granadës, që nxori blof FSHF-në, duke publikuar lajmin se sulmuesi Rey Manaj është grumbulluar nga Kombëtarja shqiptare për miqësoren e 26 marsit me Norvegjinë.

Mirëpo, një ditë pasi në “Panorama Sport” doli shkrimi me titullin: “Qoka në Kombëtare, Panuçi rikthen Manajn dhe injoron Abazajn me Gurin”, trajneri italian dhe stafi i tij në FSHF bën një kthesë 360 gradëshe. Papritur, Manaj transferohet te lista e Kombëtares U-21, që do të luajë dy ndeshje me Sllovakinë më 23 dhe 27 mars.

Në këto kushte, duke pranuar se do të ishte një gafë mosgrumbullimi në miqë- soren me Norvegjinë e lojtarëve më të spikatur të kampionatit, FSHF dhe Panuçi kujtohen më 14 mars të dërgojnë një ftesë në klubin e Luftëtarit për Abazajn. Më parë institucioni i futbollit kishte dërguar një ftesë në klubin gjirokastrit për grumbullimin e Abazajt me U-21.

Dje, vetë klubi i Luftëtarit publikoi shkresën me firmën e sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, ku duket edhe data 14 mars. Mirëpo, këtë herë çuditërisht nuk fitoi një vend mes 24 të grumbulluarve sulmuesi i Kukësit, Sindri Guri, që shënoi bashkë me Abazajn në sfidën e fundit në Gjirokastër.