Ivo Vajgl: Prapa rastit të Kumanovës qëndron “Shqipëria e Madhe”

Eurodeputeti slloven dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl në një intervistë për “Veçernji List” të Kroacisë, ka folur pas bisedimeve dhjetëorëshe ndërmjet kryeministrit Gruevski dhe kryetarit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev që u mbajt ditë më parë në Bruksel.

Lajme

25/05/2015 11:00

Gjatë kësaj interviste ai është deklaruar edhe për situatën në Kumanovë dhe përgjithësisht politikën shqiptare.

Duke  komentuar zhvillimet e fundit  në Maqedoni, eurodeputeti slloven ka thënë se atje, janë ndërthurur probleme të shumëfishta.

“Kemi një situatë post-tranzicionit ku kryesorja është sikur kur pretendohej që secili të merrte sa më shumë prona shtetërore nga ish-Jugosllavia, kurse niveli i korrupsionit është shumë i lartë. Brenda grupeve etnike ka interesa që janë të ndikuara kryesisht nga jashtë”.

“Mendoj për shqiptarët tek të cilët është e vështirë të përcaktohet kush përfaqëson politikën autentike të shqiptarëve dhe strukturave shoqërore, kurse kur është e mundur të përqendrohet dhe zbulohet ideja, askush nuk dëshiron të flasë, por ajo është aty. Ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’. Kështu që edhe kryeministri shqiptar Rama e kërcënon Maqedoninë me veto për NATO”.

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian e ka cilësuar si të komplikuar situatën në Maqedoni dhe se sipas tij incidenti në Kumanovë mund të sqarohet vetëm pas një hetimi të pavarur, transmeton Zhurnal.