Pranvera po troket – kujdes nga alergjitë!

Nëse po shpresoni se me kalimin e viteve problemi juaj me alergjitë në sezonin e pranverës, do të përmirësohen, kjo nuk mund të ndodh.

Lifestyle

17/03/2017 01:23

Një studim i ri thotë se ngrohja globale do të sjellë shumë më shumë teshtima dhe probleme me frymëmarrje në Europë në mes të shekullit.

Mendohet që niveli i polenit do të katërfishohet në pjesën më të madhe të Europës, ndërsa temperaturat më të ngrohta do të
lejojnë që bimët të thellojnë rrënjët dhe dyoksidi i karbonit do të bëjë që ato të rriten më shumë.

Revista Nature Climate Change, përmend gjithashtu edhe faktorin ‘njeri’ si një nga shkaktarët e këtij problemi, transmeton Klan Kosova.