“Pranvera e protestave”, e enjtja protestë deri në dorëheqjen e Metës

Tubimi i së enjtes i thirrur nga Partia Demokratike duket se ka nisur “pranverën e protestave” në Shqipëri, pasi demokratët kanë vendosur që çdo të enjte ta kthejnë në protestë deri në dorëheqjen e Ilir Metës si kryetar i Kuvendit.

Lajme

13/03/2015 22:48

Protesta do të mbahen para Kuvendit në Tiranë, po ashtu edhe në qarqe.

Vendimi u mor mbrëmjen e sotme në mbledhjen 2 orëshe të aktivit të PD-së, ku ishin të pranishëm grupi parlamentar dhe kryetarët e degëve të rretheve.

Qëndrimi i opozitës mbetet i prerë:‘Nuk mund të ketë të ardhme me sundimin e krimit’ ./Oranews