lajmi.net

Pranon se voziti qëllimisht në rrugën ku zhvillohej maratona, por se ishte e kujdesshme (Video)

Joanna Pine ka vozitur makinën, nëpër një zonë të ndaluar në Plymouth të Anglisë, ku po zhvillohej një maratonë vrapimi.

Fun

22/05/2018 21:33

Pensionistja 66-vjeçare, ka insistuar që të kaloi nëpër atë pjesë, me gjithë kundërshtinë e të pranishmëve, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, pas ndalimit nga forcat e rendit, ajo tha se ishte shumë e kujdesshme, ndërsa pranoi se situata i doli prej kontrollit.

Megjithatë, Pine e cila është një person me nevoja të veçanta, do të dalë para drejtësisë, që të shfajësohet për veprimet e saj.

YouTube player
LM