Pranohet atletika

Kosova është bërë anëtari më i ri dhe i 213 i Federatës Botërore të Atletikës, ndërsa nga 211 anëtare për Kosovën votuan 187, kundër ishin 13 vende.

Sport

19/08/2015 09:10

Federata Atletike e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në familjen e madhe botërore të Atletikës.

Sot në Pekin të Kinës është mbajtur Kongresi Botëror i Atletikës, ku është pranuar me të drejta të plota edhe Federata e Atletikës të Kosovës.

Kosova është bërë anëtari më i ri dhe i 213 i Federatës Botërore të Atletikës, ndërsa nga 211 anëtare për Kosovën votuan 187, kundër ishin 13 vende.

Pas këtij pranimi, edhe zyrtarisht i është lejuar pjesëmarrja atletit tonë, Musa Hajdari në Kampionatin Botëror të Atletikës, i cili do të zhvillohet nga 22-30 gusht të këtij viti.