Pranimi i Kosovës i “kallë” serbët

Mediat serbe e kanë quajtur skandaloz vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Sport

09/12/2014 13:40

Mediat serbe e kanë quajtur skandaloz vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Portali “Kurir” e ka vlerësuar si të parregullt mbledhjen e Sesionit të 127-të të KON-it, që po mbahet në Monaco, asnjë votë nuk ishte kundër pranimit të KOK-ut, nga anëtarët e Bordit Ekzekutiv të KON-it.

“Është interesante se në këtë ngjarje, në të cilën u bënë një sërë shkeljesh të rregullave, nuk mori pjesë asnjë anëtar i Komitetit Olimpik të Serbisë”, shkruan kjo e përditshme serbe.

Tani, sportistët kosovarë do ta kenë mundësinë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike dhe në evenimentet kryesore sportive ndërkombëtare.