Pranimi i emigrantëve, a është ky momenti i Shqipërisë?

Me mbylljen e rrugës ballkanike, refugjatët e bllokuar në Greqi dhe të tjerë që po vijnë çdo ditë, i kanë gjetur kufijtë e mbyllur. Tani që Maqedonia u mbylli dyert refugjatëve, gjeografia na tregon se ka një vend nga i cili refugjatët do të përpiqen të kalojnë. Ai vend është Shqipëria. Por a do t’i hapë kufijtë shteti shqiptar?

Lajme

14/03/2016 22:38

Këto dhe të tjera pyetje ngrihen nga mediat italiane, tani që refugjatët sirianë ndodhen shumë pranë kufirit shqiptar. Të vendosur në Konicë, ata i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare që të hapë kufijtë dhe t’i lejojë që të kalojnë në Itali përmes saj.

Vetëm 25 vjet më parë ishin emigrantët shqiptarë që arritën në Salento. Dhe sot ju takon atyre të strehojnë emigrantë. Kjo çështje u diskutua edhe në parlamentin shqiptar, ku u tha se Shqipëria nuk mund të mbyllë kufijtë për shkak se ajo e di se çfarë do të thotë të lësh vendin tënd dhe të emigrosh.

Në vitin 1999, qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u mirëpritën nga familjet shqiptare. Sot nuk dihet se sa do të vijnë, por atyre duhet t’u dilet në krah. Dhe kjo jo për shkak se duke i mbajtur  refugjatët në Shqipëri, Italia do të shpëtojë. Por sepse shqiptarët duhet të mbyllin këtë rreth vicioz: Shqiptarët duhet të jenë në gjendje të akomodojnë refugjatë, duke marrë nga praktikat e mira italiane. Dhe shoqëria civile italiane mund të japë mbështetjen e nevojshme për shqiptarët për të ndërtuar, së bashku me institucionet, një sistemi ndërgjegjeje funksionale.

E kemi thënë shumë herë se emigrimi nuk do të ndalet, por është i destinuar të jetë pjesë e së ardhmes evropiane. Një e ardhme që ne e ndajmë me Shqipërinë. Dhe me këtë vend na lidh komuniteti i rëndësishëm i 500.000 shqiptarëve në Itali, ata që arritën 25 vjet më parë, përveç diasporës së lashtë arbëreshe./shekulli