Pranë dhëmbëve të peshkaqenit

Të qëndrosh aq afër një peshkaqeni gjigant dhe të shpëtosh, kjo është vërtetë një mrekulli. Një nënë në California i ka filmuar dy fëmijët e saj, të cilët e gjetën veten pranë dhëmbëve të një peshkaqeni. Një valë e madhe po vinte në drejtim të fëmijëve, kur nën të u pa një peshkaqen, i cili…

Lifestyle

30/12/2013 06:30

Të qëndrosh aq afër një peshkaqeni gjigant dhe të shpëtosh, kjo është vërtetë një mrekulli. Një nënë në California i ka filmuar dy fëmijët e saj, të cilët e gjetën veten pranë dhëmbëve të një peshkaqeni.

Një valë e madhe po vinte në drejtim të fëmijëve, kur nën të u pa një peshkaqen, i cili fatmirësisht nuk i kishte për objektiv ata. “Ishte një shok i vërtetë ta shihje atë pamje”, ka thënë June Emerson për KTLA rreth kësaj fotoje, e shkrepur në ‘Manhattan Beach’.

“Shumë sërfistë dhe shpëtues jetësh e kanë parë këtë dhe besonin se ishte një peshkaqen. Natyrisht, u thash fëmijëve të mi se ishte delfin, pasi ne vijmë shpesh në plazh dhe ata janë në ujë këtu pothuajse çdo ditë”, vazhdoi ajo.

Emerson ka thënë se binjakët e saj 12 vjeç nuk e kishin parë këtë krijesë të frikshme që ishte aq afër tyre, ndërsa ishin duke luajtur në ujë në plazhin e njohur të premten.

Emerson e postoi fotografinë në Facebook dhe ka marrë mijëra komente nga njerëzit, shumica prej së cilëve besojnë se ai ishte një peshkaqen, ndoshta më i madh se ai i bardhë, që vijnë kohë pas kohe afër bregut. Duke u kthyer në muajin nëntor, në të njëjtin vend ishte bërë një video, ku shihej një peshkaqen i madh i bardhë.