Prandelli vazhdon me Italinë

Cesare Prandelli do të jetë selektor i Italisë së paku edhe dy vjet. Trajneri italian e ka vazhduar kontratën të hënën, ndërsa do ta drejtojë ekipin në kualifikimet për Evropianin 2016.

Sport

26/05/2014 16:01

Cesare Prandelli-Italia, vazhdon bashkëpunimi. Trajneri italian e ka vazhduar kontratën me Federatën Italiane të Futbollit të hënën, ndërsa do t’i udhëheq Azzurri edhe dy vjet.

Me këtë rast, ish trajneri i Fiorentinës do t’i prijë ekipit edhe në kualifikimet për Evropianin 2016.

Me Prandellin, Italia shkoi deri në finale të Euro 2012, ndërsa Federata Italiane e motivoi me kontratë të re, për Botërorin 2014, i cili do të mbahet këtë verë në Brazil.