Prandelli i përgjigjet Rossit

Selektori i Italisë, Cesare Prandelli mbron vendimin e tij për të mos e ftuar sulmuesin Giuseppe Rossi në Kampionatin botëror në Brazil. Ai insiston se futbollisti e dinte se nuk do të inkuadrohet në ekipin përfundimtar.

Sport

03/06/2014 21:16

Selektori i Italisë, Cesare Prandelli ka mbrojtur vendimin e tij për ta lënë sulmuesin Giuseppe Rossi jashtë listës përfundimtare prej 23 futbollistëve, për Kampionatin botëror.

Prandelli ka theksuar se Rossi ishte njoftuar me kohë se nuk do të udhëtojë për në Brazil. “Do të kishte qenë shumë e lehtë të ftoj Rossin, por edhe një rrezik shumë i madh”, deklaroi Prandelli gjatë një konference për shtyp.

Ylli i Fiorentinës shprehu pakënaqësinë e tij ndaj vendimit, por Prandelli ka dhënë versionin e tij.

“Më 7 maj, u bëra gati të njoftoj Rossin se nuk do të jetë në ekipin e gjerë prej 30 futbollistëve. Pastaj e kuptova se ftesa do të ishte një mesazh i fuqishëm dhe vendosa ta inkuadroj në ekip, edhe pse i kam shpjeguar më pas se nuk do ta përzgjedh në listën përfundimtare”, shtoi ai.

\”Kundër Irlandës kam dashur të shoh më tepër prej tij. Kisha nevojë për një sulmues dhe inkuadrova një sulmues. E zëvendësova edhe Ciro Immobilen, pastaj inkuadrova Rossin si qendërsulmues por nuk pash atë që desha të shoh. Nuk e kam lexuar se qka ka shkruar në Twitter. A e dinte të vërtetën”, theksoi Prandelli.