Prishtina e humb ndeshjen historike në Ligën e Kampionëve

.

Sport

19/09/2017 20:11

Sigal Prishtina e ka humbur ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Ekipi bardhekaltër është mposhtur nga skuadra e Tsmoki Minsk në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

Mysafirët fituan në fund me rezultat, 57:50, përcjellë “Lajmi.net”.

Prishtinasit bënë një paraqitje shumë të mirë, por niveli i mysafirëve ishte më i lart.

Vlen të theksohet se atmosfera në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet ishte e jashtëzakonshme. /Lajmi.net/