Pozon përkrah këngëtarit të njohur, Big Mama: E du bre!

Artistët tanë i shohin pothuajse çdo natë të angazhuar me performanca në koncerte dhe ahengje familjare.

ShowBiz

06/08/2018 15:26

Në disa prej tyre rastis që këngëtarët të takohen në vendet ku performojnë, ashtu siç ndodhi mbrëme me Big Mamën dhe Sinan Vllasaliun, shkruan lajmi.net.

Bigi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa imazhe derisa Sinani ishte duke argëtuar të pranishmit në dasmë.

Në një fotografi ku Bigi ka pozuar pranë Sinanit ajo ka shkruar “E duu bree, e du, mbret @sinanvllasaliu”. /Lajmi.net/