Pozon para pasqyrës, Rita Ora tregon linjat e vërteta

Rita Ora shpesh ndan imazhe me miliona ndjekësit që ka.

ShowBiz

14/07/2018 08:04

Duke qenë se është aktive në rrjete sociale Ora nuk lë ditë pa publikuar foto dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato provokuese, shkruan lajmi net.

E tillë është edhe në këtë të fundit, e cila pozon para pasqyrës teksa shfaq linjat trupore bombastike.”Këto linja janë të vërteta”, ka shkruar ajo.

Gjatë hedhjes së këtij imazhi në Instagram Rita ndodhej në Las Vegas, në bazë të destinacionit që ka zbuluar.

Nga ana tjetër, ajo po ecën mjaft mirë edhe me performancat e saj anembanë botës, ku çdoherë e më shumë vjen mahnitëse. /Lajmi.net/