Pozitivet dhe negativet nga ndeshja Skënderbeu – Partizan Beograd

“Tuttomercatoweb” i ka bërë një përmbledhje paraqitjeve të dy skuadrave.

Sport

20/10/2017 07:09

U mbyll në barazim pa gola sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Portali italian “Tuttomercatoweb” i ka bërë një përmbledhje paraqitjeve të dy skuadrave duke vlerësuar maksimalisht portierin Orges Shehit, i cili kishte merita që ndeshja përfundoi 0-0. Një vlerësim pozitiv edhe për repartet e mbrojtjes së të dyja skuadrave të cilat kanë qënë pothuajse perfekte.

Ndeshja

Në qoftë se këto ishin gjerat pozitive, nuk kanë munguar edhe ato negative. “Tuttomercatoweb” e cilëson ndeshjen e sotme si të mërzitshme ku rastet ishin me pikatore.

POZITIVET

Dorashkat e Shehit kundër sulmeve në fund

Portieri i skuadrës shqiptare praktikisht shfaqet i papunë deri në momentet e fundit të ndeshjes. Aty fillon puna, grushtim ndaj goditjes së dënimit të Toshiç e pastaj ndërhyrje vendimtare kundër Sumah. Është edhe meritë e tija nëse përfundoi 0-0.

Mitroviç, autor i dy mbylljeve të mira

Një në të parën, një në pjesën e dytë. Ai që nuk është në fakt titullar, por Ostojiç i cili kishte përfunduar në pankinë, vendos me dy ndërhyrje të mëdha në fazën mbrojtëse të skuadrës së tij, duke i mundësuar Stojkoviç që të mos rrezikohej.

Të dy mbrojtjet, thuajse të pakalueshme

Si dyshet e qendrës, ashtu edhe lojtarët e krahëve të dy linjave mbrojtëse kanë zhvilluar ndeshje thuajse perfekte. Ana tjetër e medaljes me shumë mundësi tregon për dy sulme që nuk ishin në gjendje që të thumbonin. Të paktën sot.

NEGATIVET

90 minuta plus shtesë të mërzitshme

Nuk ishte me siguri një nga ndeshjet më të bukura të vitit, përkundrazi. Raste me pikatore, shumë lojë në mesfushë që ndërpritej shpesh, nga një anë në tjetrën. Niveli i ulët teknik pastaj nuk është se kontribuoi.

Tauamba, protagonist i një mbrëmje të shëmtuar

Partizani është mësuar të mbështetet te sulmuesi i tij gjigand, i cili sot nuk ishte në formën më të mirë. I ndëshkuar me të verdhë në pjesën e parë, rrezikon edhe që të përjashtohej. Pas pak, Gjukiç e zëvendësoi.

Sumah, i cili gaboi goditjen e fitores

As nuk duhej të kishte luajtur një ndeshje të shëmtuar, brenda të cilës ishte pak a shumë një betejë e vazhdueshme. Por duke humbur mundësinë e fitores së mundshme përballe Shehit, ai hyri në listën e zhgënjimeve.