Pozitat në seks që ju bëjnë të digjni më shumë kalori

Janë të shumta studimet të cilat kanë konfirmuar se 20-25 minuta seks ju ndihmojnë të digjni nga 500 në 600 kalori dhe të mbani trupin në formë më të mirë. Por janë disa pozicione që dallohen më shumë për nga djegia e kalorive.

Lifestyle

31/07/2014 22:35

Mes gjithë faktorëve të tjerë, ushqimi cilësohet si shumë i rëndësishëm në humorin e personit që përgatitet të kryejë marrëdhënie seksuale.

Seksi vë në lëvizje shumë pjesë të trupit, të cilët vënë në funksionim sistemin nervor, i cili mbledh stimujt dhe dërgon sinjalet e komandimit, muskulaturën e skeletit, e cila i përgjigjet stimujve të trurit dhe vë në funksion muskujt që furnizojnë trupin me energji për çdo aktivitet, e në veçanti, për atë seksual.

Kështu, të gjitha pozicionet, edhe nëse ju nuk i praktikoni në mënyrë të përditshme, ndihmojnë në humbjen e kalorive.

Sipas studimeve “Mbreti” i seksit është puthja.

Nëse putheni për 60 sekonda, digjni 26 kalori.

Me 15 minuta seks oral digjni 120 kalori.

10 minuta seks në këmbë digjni 600 kalori.

10 minuta marrëdhënie seksuale në pozicionin nga pas digjni 275 kalori.

10 minuta seks me femrën apo mashkullin sipër digjni 215 kalori.