Pozita seksuale që i siguron femrës orgazëm të shumëfishtë çdo herë

Një nga përfitimet e shumta të të qenit grua është aftësia për të arritur orgazëm.

Lifestyle

04/10/2017 18:56

Orgazma e shumëfishtë ndodh kur dikush është i aftë të ketë më shumë se një orgazëm gjatë një periudhe të vetme të aktivitetit seksual.

Dr.Jessica O’Reilly tha për Daily Star Online se orgazmat e shumëfishtë tek gratë vijnë në shumë forma, disa nga femrat kanë orgazma të njëpasnjëshme në fazat e hershme të aktivitetit seksual, ndërsa të tjerat kanë orgazëm më pak intenzive.

Ajo gjithashtu zbuloi se ka një pozicion seksual të veçantë që mund të garantojë orgazma të shumëfishta brenda një periudhe, e cila njihet si “kauboj mbrapsht”.


Jess vazhdoi: “Pozita e tillë funksionon tek shumë gra, pasi ato mund të përshtatin këndvështrimet e tyre për stimulimin e brendshë dhe pastaj të kalojnë në simulim klitoral të jashtëm me gishtat e tyre.”

“Meqë besohet se klitorisi i jashtëm komunikon me trurin nëpërmjet nervit pudendal dhe vagjina besohet të komunikojë nëpërmjet nervit vagus, ju mund të krijoni rrugë të shumta për kënaqësi dhe orgazëm.”