Pozita nuk e ka votuar propozimin për rritje të pagave

Amendamentet e propozuara nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për projektbuxhetin e vitit 2015 nuk kanë kaluar në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

Lajme

24/12/2014 15:08

Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës nuk ka miratuar amendamentet e propozuara nga  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku përfshihen rritja e pagave për 25 për qind dhe zbatimi i Kontratës Kolektive.

Propozimet e AAK-së morën votat nga opozita, por je edhe të pozitës.

Donika Kadaj-Bujupi, anëtare në Komisionin për Buxhet dhe Financa nga radhët e AAK-së ka thënë se më këtë veprim qeveria ka treguar që do të vazhdojë me moszbatim të ligjit, transmeton lajmi.net.

Ajo ka thënë se ata do angazhohen që kërkesa e tyre të miratohet në Kuvend.

“Në ditën e dytë të diskutimeve në Komisionin e Kuvendit për Buxhet dhe Financa, u shqyrtua Projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2015”.

“Është riprezentuar amandamenti i Grupit Parlamentar të AAK-së, për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë se Kosovës dhe Këshillit Ekonomiko –Social”.

“Kërkesa e Grupit Parlamentar të AAK-së, u përkrah nga deputetët e opozitës por u mbivotua kundër nga votat e pushtetit”.

“Qeveria e re, n’a bëri të kuptojmë nëpërmjet ministrit të Financave, se do të vazhdojë me avazin e vjetër të mos zbatimit të vendimeve dhe ligjeve”.

“Ne kërkojmë vazhdimësi zbatimin marrëveshjeve dhe respektim të Ligjit.

“GP i Aleancës do të vazhdojë të angazhohet fuqishëm që kërkesa të miratohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës”.

“Qytetarët nuk meritojnë të mashtrohen gjatë fushatave elektorale me vendime të cilat me pas injorohen. Ky është mashtrim! Ne do t’a luftojmë këtë kulturë të mos respektimit të vendimeve dhe shkeljes së Ligjit”, ka thënë Kadaj Bujupi.