Pozita e Kryeparlamentarit, Mustafës mund t’i kontestohet edhe një muaj

Vendimi për kushtetueshmërinë e zgjedhjes së Isa Mustafës në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, mund të zgjasë edhe një muaj. 

Lajme

19/07/2014 09:17

Në Gjykatën Kushtetuese është deponuar kërkesa për të shpallur jokushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës për Kryetar të Kuvendit. Një burim i Kohës Ditore që njeh procedurën e vendimmarrjes në Kushtetuese ka thënë se në versionin më optimist, Gjykata mund të përgjigjet tek në pjesën e dytë e gushtit. Për pasojë, posti do t’i kontestohet Mustafës deri atëherë.

Shkaku i kësaj situate, presidentja Atifete Jajhaja nuk ka krijuar ndonjë raport institucional me të. As përfaqësitë diplomatike nuk i kanë shprehu publikisht ndonjë urim. Në LDK kanë thënë se edhe nëse dhjetë herë përsëritet votimi, dhjetë herë do të jenë votuar pro Mustafës.

Deputetët e PDK-së e kanë bërë të premten çështje kushtetuese aktin e zgjedhjes së Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit. Përgjigje nuk pritet të marrin para një muaji.

Për pasojë, posti do t’i kontestohet Mustafës deri atëherë. Shkaku i kësaj situate, presidentja Atifete Jahjaga nuk ka krijuar ndonjë raport institucional me të. As përfaqësitë diplomatike nuk i kanë shprehur publikisht ndonjë urim, shkruan Koha Ditore.

Përgjigjja se a do të mbetet në pozitë apo do të rrëzohet Mustafa nuk do të merret shpejt. Një burim që njeh procedurën e vendimmarrjes në Kushtetuese ka thënë se në versionin më optimist, Gjykata mund të përgjigjet tek në pjesën e dytë të gushtit. (Koha Ditore)