Pozicionet më të mira në shtrat sipas moshës suaj – Lajmi.net
Pozicionet më të mira në shtrat sipas moshës suaj
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 22:58, 3 November 2017
Ashtu si vera e kuqe, disa gjëra bëhen më të mira me kalimin e moshës.

Edhe pse nuk mund të keni të njëjtën performancë seksuale si në moshën 20 vjeçare, apo nuk mund të bëni të njëjtat aventura ‘romantike’, të parrezikshme, kjo nuk do të thotë se me kalimin e moshës duhet të lini pas dore këtë aspekt të rëndësishëm. Terapistët fizikë shpjegojnë në këtë artikull për “Prevention”, se sipas moshës ju mund të zgjidhni edhe pozicionet më të mira të seksit.

Të 30-tat

Rreth 25% e grave shtatzëna përjetojnë dhimbje rreth legenit tyre dhe rreth 8% e tyre u vazhdon ky problem edhe 2 vjet pas shtatzënisë, në Mbretërinë e Bashkuar, sipas studimeve të fundit. Isa Herrera, një terapist fizik në Nju Jork, shpjegon se si rezultat, shumë gra rreth të 30-tave kanë dhimbje kur provojnë pozicione të caktuara seksuale. Për të shmangur këtë dhimbje, Herrera rekomandon këtë pozicion. “Me duart dhe gjunjët në dysheme apo shtrat, ju mbani zonën e legenit në pozicion neutral”, – shpjegon ajo.

Gjithashtu, Herrera rekomandon një pozicion “spooning”, ose të shtriheni krah për krah me partnerin tuaj, ose përballë njëri-tjetrit, ose në të njëjtin drejtim. Kjo është një përvojë shumë e mirë e provuar nga nënat e reja, pasi lejon një grua të kontrollojë shpejtësinë dhe thellësinë e penetrimit.

Të 40-tat

Rastet e dhimbjeve të nervit shiatik, dhimbjeve të shpinës kanë tendencë të shfaqen më së shumti pas moshës 30-vjeçare dhe 40 vjeçare, sipas Akademisë Amerikane të Kirurgëve Ortopedike. Të dy pozicionet e mësipërme janë të mira për ju, edhe sipas Natalie Sidorkewicz, një studiuese e Universitetit të Kanadasë që ka publikuar një studim mbi këtë temë në vitin 2014. Por nëse ju ndjeheni më shumë ‘aventureske Herrera rekomandon pozicionin “reverse coëgirl”, ose “flatiron”.

“Shtrihuni përmbys, me gjunjët e mbështetura dhe pjesën e pasme pak më të ngritur, me një jastëk nën gjoks për mbështetje. “Kjo e mban shpinën tuaj neutral dhe do t’ju ndihmojë të shmangni dhimbjet”, thotë Herrera.

Të 50-tat

Gjatë menopauzës, rënia e estrogjenit mund ta bëjë seksin më të dhimbshëm. Ju gjithashtu mund të keni më shumë gjasa për të zhvilluar “prolapsi të legenit”, që ndodh kur një organ si fshikëza juaj ndryshon nga pozicioni normal dhe shtyn kundër vaginës”, shpjegon Herrera. Provoni një pozicion ulur ku ju jeni përballë me partnerin tuaj dhe uluni në prehrin e tij. Një tjetër alternativë është që të shtriheni në shpinë me një jastëk nën brinjë dhe kofshët të hapen deri te legeni, për ta bërë më të lehtë penetrimin.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Turbo Racing 3
  • Play World Soccer Champion
  • Play iStunt 2