Pozicionet e bukura të dashurisë

Shpesh themi që seksi është i ngjashëm me ushqimin. E në seks, ashtu sikurse në ushqim, shijet me kalimin e kohës ndryshojnë.

Lifestyle

28/12/2017 12:47

Është natyrale, fiziologjike dhe shpëtuese. Për shembull, unë kur isha fëmijë nuk i doja fare frutat e detit, ndërsa tani nëse do kisha mundësi, do haja fruta deti përditë. Diçka e ngjashme më ka ndodhur dhe me pozitat e dashurisë.

Për t’u kuptuar më mirë, në rininë e hershme ( rrini të qetë kam filluar të kem marrëdhënie seksuale në një moshë normale, si gjithë të tjerët) isha e bindur që pozita ime e preferuar ishte, njëra, në veçanti. Nga ana tjetër, isha dhe e bindur që kishte dhe të tjera të cilat nuk preknin ose nuk hynin fare në shijet e mia.

Pastaj me kohën gjërat kanë ndryshuar. Të gjitha pozitat, dhe më të “zakonshmet” kanë një bukuri të tyre dhe padyshim aspekte pozitive. Kështu që për të evituar një rishikim modern të kamasutrës, rikujtojmë makro familjet e pozicioneve të dashurisë, duke u bazuar në ato të cilat mund të performohen dhe nga ata që peshojne 100kg dhe nga ata që kanë nervin shiatik, transmeton Tabu.al.

Familja e misionarit: Një koncept i përhaur, dikton që këto pozicione në rang botëror, të trajtohen si normale ose të mërzitshme. I referohemi të gjitha atyre pozicioneve ku ai qëndron lartë dhe ajo poshtë. Ky është një grup heterogjen që përfshin variante të ndryshme me emra kurioz dhe të ndryshëm gjithashtu.

Këto pozita kanë disa avantazhe:

• Mund të shihni njëri-tjetrin në sy ( e kuptoj që ndonjëherë është më mirë të mos shihemi fare, por nëse ka sadopak ndjenjë dhe përfshirje njerëzore, të shihesh në sy është e bukur dhe pasuron ndjenjën reciproke)

• Nuk janë pozicione të lodhshme, për gjininë femërore. Në këtë rast ne qëndrojmqë aty dhe marrim. Nuk është që duhet të djersisim pafundësisht për të dhënë kontributin tonë.

• Nuk është e vërtetë që këto pozita nuk stimulojnë pikat magjike dhe që nuk mund të përjetohet orgazëm ose kenaqësi. Mjafton të levizësh ose ngresh mesin, të bashkëpunosh me ritmin ose të ngresh këmbët ( edhe me auto-inciativë nëse ai nuk di ta bëjë)

Kundra:
• Nëse pasioni çalon nuk mund të bëni shumë. Sugjerimi që mund të jap është të ndikosh në ritëm duke vendosur këmbët te mesi i tij; ose të kapësh dhe të godasësh lehtë të ndenjurat e tij ose ndërrosh pozicion.

• Flokët ngatarrohen aq shumë sa duken shumë keq. Më pas duhet një krëhër me dhëmbë të mëdha dhe një krem i mirë flokësh për t’i vënë në vend.

• Në mengjës, mbasi jeni zgjuar dhe nëse natën e mëparshme keni qënë në ndonjë restorant meksikan, kinez, indian, grek ku erëzat, qepa, hudhra bëjnë dasëm, këto pozita nuk janë të këshillueshme. Era e keqe e gojës është një detaj që nuk ka dashamirës, mendoni dhe urina apo uji i hollë kanë.

Familja baritore: i referohem të gjitha atyre pozitave në të cilat ajo qëndron përpara dhe ai mbrapa. Kjo familje prezanton opsione të shumta në varësi të gjatësisë, thyerjes së pjesës së sipërme të trupit, etj; ai në këmbë, ajo e mbi katër këmbë në krevat, të dy mbi krevat, të shtrirë, e kshu me rradhë.

Avantazhet e tyre:
• Je më aktive dhe bashkëpunuese. Nuk është e thënë ama që duhet sepse mund të jesh dhe totalisht pasive. Nëse dëshiron është më mirë sepse ke më shumë mundësi të luash dhe padyshim liri veprimi.

• Ndihet shumë. Ndihet dhe aty ku pajtueshmëria gjenitale nuk është në apogje. Gjithsesi janë pozita në të cilat nuk ngelim indiferent.

• Është një pozitë primitive që i dhuron raportit atë elementin kafshëror që në një marrëdhënies seksualë të mirë nuk duhet të mungojë kurrë. Themelon një dialektikë nënshtrimi dhe dominimi, sygjeron role, nënvizon gjinitë, dhe për këtë arsye, përpos faktit që është një pizicion shumë fizik është dhe një pozicion cerebral, mendor.

Kundra
• Është fizikisht e lodhshme. Nëse jeni në krevat ose në divan jo dhe aq në fakt. Por nëse jeni në ndonjë kontekts tjetër, si makinë, rërë, fshat, liqen, dysheme, mund të keni gjunjët me njolla për ditë të tëra.
• Nuk mund të shiheni në fytyrë ( por kjo eliminohet me vendosjen e disa paqyrave ) dhe nuk mund të putheni gjatë aktit ( vetëm nëse keni aftësi magjike në kthimin ekstrem të kokës).
• Ndonjëherë mund të jetë e dhimshme. Në kuptimin që nëse ai ka një penis të madh duhet të tregoni kujdes sëpse aty afër ndodhet qafa e mitrës.

Familja e amazonave: këtu i referohemi atyre pozicioneve në të cilat ai është sipër ajo është poshtë. Nuk ka rëndësi nëse janë të shtrirë, të ulur, ajo përpara ose me kurriz, cilido qoftë aktiviteti aerobik që ajo performon, makro karakteristikat janë të njëjta:

• Si grua ke kontrollin e lëvizjes, të trupit tënd dhe të kënaqësisë që mund të marrësh nga partneri yt . Është një ndjenjë fantastike. Fizikisht.

• Nga ana mendore është gjithashtu shumë stimuluese. Avantazhi fizik është i kthyer në të kundërtën, pushteti qëndron te ti. Mund t’i kapësh qafën, duart, trupin apo ta puthësh.

• Ekziston dhe variant ku ti je sipër por ai i bën të gjitha nga poshtë duke të shtrënguar fort. Ky është një super avantazh sepse të lejon të arrish kënaqësinë me pak lodhje.

Kundra
• Është më e vështirë se sa pozita të tjera. Duhet të jesh i vetëdijshëm për trupin tënd, për të mësuar kënaqësinë pa u larguar nga vetë akti. Të gjesh ekuilibrin e duhur midis aktivitetit dhe përqëndrimit fizik dhe braktisjen e ndjenjave është e vështirë.

• Të ndryshon perceptimi i kohës. Ndërkohë që ti mendon se ke 30 minuta që je lartë dhe kercen lambadën e seksit, kanë kaluar vetëm disa minuta.

Pastaj ka opsione të pafundme në këmbë, të këshillueshme, të bukura, të realizueshme dhe nga mbrapa. Pozita lugë, perfekte për seksin e mëngjesit, të shtrirë nga një anë, bashkëpunuese si pozitë por pa ndryshuar pozicion. Gërshëra, që ofron fërkime të pafundme por që të detyron të bësh një stretching serioz për të evituar dhimbje në pulpa.

Pastaj është e gjitha familja e fantashkencës. Pozita të cilat i sheh vetëm nëpër filma dhe që kërkojnë aftësi prej akrobati. Për shembull ajo kur ai mban në dorë atë ( partneren) sikur ajo të ishtë 12 vjeç , si një koala ngjitur me eukaliptin. Ajo kur je me kokë poshtë dhe shumë të tjera nga të cilat rrezikon nervin shiatik, ndrydhjen e krahut e fatkeqësi të tjera. Siç e shihni ka për preferencat dhe aftësitë e të gjithëve. Është e rëndësishme të kultivojmë kuriozitetin dhe të jemi pozitiv në çdo situatë apo pozicion. Me kalimin e kohës ndjeshmëria jonë do të rafinohet e shijet do të maturohen bashkë, me ne, falë gjithë pasurisë që mbart eksperienca.