Povetkin publikon një fotografi, shikoni çfarë i ka bërë Joshua fytyrës së tij

Anthony Joshua ka mbrojtur me shumë sukses titullin e botës në peshat e rënda, duke e mundur bokserin rus Alexander Povetkin

Sport

24/09/2018 18:27

Mbrëmja e së shtunës ishte e rezervuar për spektakël në boks, ku kampioni i botës në peshat e rënda Anthony Joshua, bëri mbrojtjen e titullit duke e mundur Alexander Povetkin në ‘Wembley’.

Edhe pse boksieri rus kishte disa momente të shkëlqyera, duke e dominuar meçin në disa raste, nuk arriti t’i bëjë ballë më shumë se shtatë raunde Anthony Joshuas.

Pas meçit, Joshua bëri një gjest fisnik duke shkuar në dhomën e zhveshjes së Povetkin, për ta përgëzuar për luftën.

Alexander Povetkin një ditë më parë ka lëshuar një video në Instagram, ku vërehen lëndimet e shumta në fytyrë nga goditjet e Anthony Joshua./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

Благодарность.

A post shared by Александр Поветкин (@povetkinalexandr) on