Pothuajse zyrtare: Zidane trajner i Bayern Munchen

Zinedine Zidane po rikthehet në futboll para afatit të janarit.

Sport

15/11/2018 14:37

Zinedine Zidane kishte dhënë dorëheqje në verë nga Real Madrid, mirëpo ai po mendon të rikthehet para janarit në zejen e trajnerit.

Bayern Munchen është dëshpëruar shumë nga Niko Kovac, andaj e dëshiron transferimin e francezit, përcjell “lajmi.net”.

Skuadra gjermane dëshiron t’i marr shërbimet e Zidanes, pas triumfit të trefishtë në Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Me gjasë, francezi nuk do ta refuzoj kalimin në ‘Allianz Arena’, andaj mbete çështje javësh emërimi i tij te bavarezët. /Lajmi.net/