Pothuajse zyrtare: Man Utd arrin marrëveshje me yllin e madh

Manchester United ka marr një lajm fantastik.

Merkato

11/12/2018 12:43

Ander Herrera është i gatshëm që ta vazhdoj kontratën me Manchester United.

Mesfushori spanjoll ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij, pasi ajo aktuale skadon në fund të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Jose Mourinho e vlerëson lartë Herreran, andaj ka kërkuar që t’i vazhdohet kontrata.

Spanjolli kishte rënie në formën e tij sezonin e kaluar, mirëpo në këtë sezon, ai duket si të jetë një lojtar tjetër.

Mourinho është impresionuar nga shpirti i tij luftarak, andaj dëshiron që ai të qëndrojë në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/