Postoi selfie me bikini për një arsye të veçantë! (FOTO)

Nëna e re, e quajtur Lexi Sinclair, përmes Facebook-ut e ka ndarë një histori rreth asaj se si në një pishinë një grua e panjohur i kishte thënë të mbulohet.

Fun

09/08/2016 12:12

Ajo përshkroi se si një grua e moshuar i tha se nuk duhet të vishet me bikini dy-pjesësh, sidomos meqë ende është “duke u shëruar” nga lindja, transmeton Klan Kosova.

Lexi megjithatë kësaj situate vendosi t’i përgjigjej guximshëm, duke e postuar një fotografi me bikini, ku shihet duke e mbajtur foshnjën e saj pesëmuajshe në duar.

“Shenjat në barkun tim mund të mos jenë seksi, por janë dëshmi që unë kam bërë diçka të mrekullueshme dhe kam një burrë që më do, dhe që madje tani i dukem më e bukur dhe tërheqëse”, u shpreh Lexi.

Ky postim i guximshëm është shpërndarë më shumë se 23.000 herë në vetëm pak ditë.