Postoi fotografi në facebook, arrestohet pejani

Një person në Pejë ia pa sherrin një fotografie të postuar në rrjetin social facebook.

Lajme

31/08/2017 10:41

Në fshatin Haxhaj të Pejës  është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka postuar foto me armë në rrjetet sociale.

Arma AK-47 me katër karikator dhe 28 fishek te cal. 7.62 mm është konfiskuar. Me urdhër te prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.

Rasti është proceduar për armëmbajtje pa leje. /Lajmi.net/