Postoi fotografi me Dua Lipën, Gashi ka një kërkesë për fansat shqiptarë

Artistët shqiptarë që po bëjnë karrierë jashtë kufijve shqiptarë vazhdojnë të na bëjnë krenarë.

ShowBiz

16/11/2018 19:09

Dua Lipa është njëra prej emrave që ka arritur majat e suksesit në botë, edhe pse ende e re në moshë, shkruan lajmi.net.

Një tjetër artist që po shënon hapa të sigurt në karrierë është edhe reperi Gashi, i cili ka performuar në Kosovë gjatë këtij viti.

Përmes një postimi në Instagram, Gashi ëshë shprehur krenar me Dua Lipën, e pas kësaj ai kishte një kërkesë për fansat.

“Të gjitha shqipet lini nga një shqiponjë dykrenare në postimin tim të fundit”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/