Postimi i nënës së Ronaldos në Instagram, “konfirmon” kalimin e të birit te Juventusi

.

Sport

04/07/2018 23:52

Vazhdojnë të rriten gjasat për transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Ish-drejtori i Juves, Luciano Moggi, u shpreh se Ronaldo tashmë ka kryer testet mjekësore me kampionin italian, përcjellë “Lajmi.net”.

E gjasat për kalimin e CR7 në Torino, duket se i ka konfirmuar edhe nëna e tij, Maria Dolores.

Ajo ka postuar një foto në Instagram, duke shkruar: “Pothuajse gati për nesër”.

Sipas mediave italiane, nëna e Ronaldos e ka fjalën për takimin e nesërm që agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, do ta mbajë me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, ku do të merret vendimi final rreth telenovelës së aksit Torino-Madrid. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bk0ZaOLnC46/?taken-at=236572817