Posta i shet 20 vetura per 16 mije euro – Lajmi.net
Posta i shet 20 vetura per 16 mije euro
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 19:00, 24 November 2017
Kamer Ahmetxhekaj nga Isniqi i Deqanit i ka blerë nga Posta e Kosovës, tetë vetura të tipit Renault Kangoo në vlerë prej 5 mijë e 845 euro. Edhe Fatjon Balaj nga po i njëjti vend i ka blerë pesë vetura të tipit “Renault Megane Sedan 1870” në vlerë prej 2 mijë e 776 euro nga Posta e Kosovës.

Të 20  veturat e përdorura të Postës së Kosovës, janë shitur të premten përmes Ankandit Publik, me çmime prej 357 euro deri në 1320, sa ka qenë çmimi më i lartë.

“Shitja e Automjeteve të përdorura të Postës së Kosovës-sh.a”.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës për shitje që ka publikuar Posta e Kosovës, në Komisionin Rregullativ të Prokurimit, shkruan Gazeta Fjala.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se blerës të tjerë janë: NTSH.Prishtina Auto Home -Prishtinë dhe Shkelzen Ademaj -Istog.

“NTSH. Prishtina Auto Home-Prishtina”, ka blerë 2 vetura të tipit Renault Megane Sedan 1870 në vlerë prej 2 mijë e 50 euro dhe Shkelzen Ademaj ka blerë 4 vetura në vlerë prej 4 mijë e 612 euro, vetura të tipit Renault Megane Sedan 1870.

Fjalët kyçe: 20 vetura, Posta

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball
  • Play Bubble Trouble
  • Play Rock Wheels