Posta e Kosovës shpërblehet në ekspozitë ndërkombëtare

Posta e Kosovës është shpërblyer me vendin e 5-të për pullën më të bukur postare për vitin 2016 në ekspozitën ndërkombëtare  “Grand Prix De L’Exposition Wipa” të mbajtur në Austri. 

Lajme

12/07/2017 14:58

Pulla postare fituese “Evropa 2016 – Mendo gjelbër” është lëshuar në qarkullim postar më 9 maj në kuadër të fushatës globale për mbrojtje të ambientit.

“Ky është një sukses mjaft i madh i Filatelisë së Postës së Kosovës duke marrë parasysh se jemi renditur më lartë se shumë Administrata Postare të vendeve më të zhvilluara të botës që kanë traditë qindravjeçare në filateli”, ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv Sejdi Hoxha.

Autore e pullës postare është Brikena Alili. 

Posta e Kosovës do të vazhdoj përkushtimin  për zhvillimin e mëtejmë të filatelisë./Lajmi.net/

wipa-urimi-per-posten