Posta e Kosovës njofton se ende nuk ka mundur të ekzekutojë të gjitha pagat për punonjësit e saj – Lajmi.net
Posta e Kosovës njofton se ende nuk ka mundur të ekzekutojë të gjitha pagat për punonjësit e saj
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 11:25, 6 April 2018
Posta e Kosovës ka konfirmuar se ende nuk ka mundur që të ekzekutojë të gjitha pagat për punonjësit e saj.

Posta, po ashtu ka njoftuar për problemet financiare të sajë dhe ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që tu dalë në ndihmë.

Më poshtë mund të shihni njoftim nga Menaxhmenti i Postës së Kosovës:

Edhe pse sot jemi në datën 6 të muajit prill, Posta e Kosovës ende nuk ka mundur që të ekzekutojë të gjitha pagat për punonjësit e saj.

Përkundër përpjekjeve maksimale që ka bërë Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Ndërmarrjes në rritjen e numrit të shërbimeve të reja në Postën e Kosovës, zvogëlimin e shpenzimeve operative si dhe të gjitha shpenzimeve të tjera, prapëseprapë  gjendja në Ndërmarrje mbetet e rëndë.

Vonesat në kryerjen e obligimeve të pagave për punonjësit na kanë shqetësuar shumë, ndërkaq reagimet dhe kërkesat e sindikatave për ekzekutim të pagave i konsiderojmë të drejta.

Pse Posta e Kosovës ndodhet në këtë gjendje?

Ne kemi kërkuar me kohë mbulimin e humbjeve që kemi në Shërbimin Universal Postar përmes dhjetëra shkresave zyrtare drejtuar Qeverisë, që nga viti 2013 e deri me tani, por edhe pse është obligim ligjor mbulimi i këtij shërbimi i cili rrjedh nga Ligji mbi Shërbimet Postare dhe Marrëveshja e nënshkruar nga MZHE dhe Posta e Kosovës, e cila precizon qartë që kur Posta nuk mund të mbulojë shpenzimet e këtij shërbimi, Qeveria duhet ta mbulojë humbjen. Ne ende nuk kemi asnjë vendim pozitiv në këtë drejtim!

Mbulimin e Shërbimit Universal Postar, Posta e ka kërkuar edhe përmes rrugëve tjera ligjore. Përmbaruesi privat por edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, kanë dhënë qëndrimin e tyre që Qeveria është e obliguar t’i paguaj Postës 3,504,341.89 €  përfshirë ne këtë vlerë kamatën dhe shpenzimet tjera deri në datën kur janë nxjerr vendimet (të bashkangjitur keni vendimin e përmbaruesit dhe vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë).

Faktor tjetër që po ndikon në vonesat e ekzekutimit të pagave të punonjësve, është vonesa e Telekomit të Kosovës në kryerjen e obligimeve kontraktuale që ka me Postën e Kosovës.

Prandaj, edhe njëherë kërkojmë nga Aksionari (Qeveria e Kosovës), që kërkesat tona t’i trajtoi me seriozitet dhe që nga java e ardhshme të organizohen takime intensive ndërmjet MZHE-së, Bordit

Drejtorëve,  Menaxhmentit të Ndërmarrjes si dhe sindikatave të punëtorëve, për tejkalimin e kësaj  gjendjeje të rëndë.

Ne i kuptojmë edhe kërkesat e punonjësve dhe të sindikatave dhe do të jemi së bashku me ta në tejkalimin e kësaj situate.

Posta e Kosovës do ta kalonte krizën shumë shpejt, po të kishte veprime konkrete nga ana e Qeverisë së Kosovës, e jo vetëm fjalë. Është e pa pranueshme për ne që Aksionari shërbimet që i kryen çdo postë në Rajon nuk ia kalon ndërmarrjes së vet, pronës së vet, por vazhdon që këto shërbime t’ua ofroj operatorëve privat, me kosto shumë të lartë!

Qeveria e Kosovës, MZHE, Komisioni Ndërministror, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve tjera relevante, për vite me radhë janë të njoftuar me shkrim, si  dhe në të gjitha takimet e tjera që janë mbajtur, se çfarë duhet ndërmarrë, në mënyrë që Posta e Kosovës jo vetëm të arrijë stabilitet të qëndrueshëm financiar, por edhe të krijojë dividendë për buxhetin e Republikës së Kosovës.

Pas vizitës së Kryeministrit dhe Ministrit te MZHE-se në Postë, në tetor të vitit të kaluar, me kërkesë të tyre, kemi dorëzuar me shkrim Planin për veprime konkrete që hapin rrugën jo vetëm për tejkalim të shpejtë të gjendjes që tanishme, por edhe arritjen e synimit për stabilitet të qëndrueshëm financiar. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO