Posta e Kosovës me pullë të re në mbështetje të gjidhënies

Koleksionit të pullave postare të Kosovës, nga sot i është shtuar edhe një e tillë e re.

Lajme

06/10/2017 12:24

Pulla më e re postare është krijuar në dedikim të Jvës së Gjidhënies, që i dedikohen promovimit të ushqimit të fëmijëve me gji.

Lansimi i pullës postare, u realizua nga Ministria e Shëndëtësisë dhe Posta e Kosovës që të dyja në bashkëpunim me UNICEF-in, që përcillet me moton ”Ta mbështesim gjidhënien së bashku”.

Në kuadër të prezantimit të kësaj pulle, Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, në fjalimin  tij të mbajtur tha se ndihet i nderuar që edhe posta është pjesë e qëllimit të xitjes së gjidhënies, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq zëvendës shefi i zyrës së UNICEF, James Mugaju, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen e ofruar lidhur me këtë ngjarje, duke thënë se ushqimi me qumësht të gjirit është shumë i rëndësishëm për mirëqenien e nënës dhe fëmijës.

Këto deklarime u dhanë sot në eventin e mbajtur me rastin e promovimit të pullës më të re postare në Kosovë.