Poshtë shtëpisë ku banonin me qira, studentet gjetën një shpellë të fshehtë (Foto)

Stepanie Bennett dhe dy shoqet që ndajnë së bashku një shtëpi në Nottingham të Anglisë, janë befasuar kur e kanë parë në podrum një shpellë të fshehtë.

Fun

16/01/2017 21:01

Pasi instaluesi i rrymës e ka mbështjellë një kabllo të zhveshur, 20-vjeçarja kishte shkuar për ta ndalur dritën, sepse ai e kishte lënë të ndezur, transmeton Telegrafi.

Pasi instaluesi i rrymës e ka mbështjellë një kabllo të zhveshur, 20-vjeçarja kishte shkuar për ta ndalur dritën, sepse ai e kishte lënë të ndezur, transmeton Telegrafi.

Brenda shpellës së fshehtë, që ndodhet poshtë shtëpisë 200 vjeçare

Por, studentja ka vërejtur një të çarë në mur dhe ka vendosur ta shtyjë për të shikuar mos po hapet.

“Para meje doli një hapësirë mjaftë e madhe, që më frikësoj shumë. I thirra shoqet sepse nuk guxoja të qëndroja vetëm”, ka thënë Bennett.

Studentja zbulon kthinën e çuditshme, që është e lartë afro dy metra

Në shtëpinë që është e vjetër mbi 200 vjet, ato e kanë gjetur një kthinë të çuditshme, të cilën e kanë quajtur si shpellë  fshehtë.

Nuk bëhet e ditur se për çfarë është shfrytëzuar kjo hapësirë e lartë afro dy metra, ndërsa dyshohet të ketë qenë vend ku pronarët i kanë ndëshkuar shërbëtorët e padëgjueshëm.