Posedim i narkotikëve dhe keqpërdorim seksual i të miturës, arrestohet i dyshuari

Në Istog është arrestuar një i dyshuar i cili ka kryer 2 vepra penale.

Lajme

13/12/2018 10:43

Ai dyshohet se e ka keqpërdorur seksualisht viktimën e mitur, shkruan lajmi.net

Tek i njëjti, policia pas arrestimit ka gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 13.5 gram.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/