Portugalia: Ronaldo është i lënduar

Stafi mjekësor i Kombëtares së Portugalisë, ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo ka problem me gjurin. Mirëpo, ekziston besimi se ai do të jetë i gatshëm për fillimin e Kampionatit botëror.

Sport

04/06/2014 10:00

Cristiano Ronaldo është i lënduar. Ky është lajmi që ka qarkulluar ditëve të fundit e që është konfirmuar sot edhe nga ekipi mjekësor i Kombëtarës së Portugalisë.

Ylli i Real Madridit vuajti nga problemet fizike në javët e fundit të sezonit, edhe pse luajti në finalen e Ligës së Kampionëve në Lisbonë kundër Atletico Madridit.

Mirëpo, ai mungoi në miqësoren e fundit të Portugalisë për shkak të një problemi në gju, që është konfirmuar edhe nga doktorët e ekipit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane El Mundo Deportivo.

Mirëpo, ekziston besimi se Ronaldo do të rikuperohet me kohë për fillimin e garës në Brazil.

Shpresat e Portugalisë për të zhvilluar një Botëror të suksesshëm varen nga prezenca e tij.