Portugali – Zvicër, më i miri dhe më i dobëti janë futbollistë shqiptarë

Blerim Xhemaili ishte ndër më të dobëtit te Zvicra.

Sport

11/10/2017 10:57

Zvicra u mposht nga Portugalia me rezultat 2:0 në xhiron e fundit të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”.

E përditshmja zvicerane “Blick” ka vlerësuar si më të mirin te ekipi helvetik, mesfushorin Granit Xhaka.

Xhaka mori notën 4, Xherdan Shaqiri dhe Admir Hemedi janë notuar me notën 3, përcjell “lajmi.net”.

Ndërsa, Blerim Xhemaili ishte ndër më të dobëtit te Zvicra.

Ai ka marrë notën 2. Zvicra do të luajë në play-off për kualifikim në “Rusi 2018”. /Lajmi.net/