Portreti i Steve Jobs në kampin e emigrantëve: Steve ishte sirian! (Foto)

Një artist me emrin Banksy ka lënë portretin e Steve Jobs në të ashtuquajturën “Xhungël” në Calais, Francë, aty ku emigrantët dhe refugjatët janë duke u mbajtur në kushte të mjerueshme.

Fun

11/12/2015 17:34

Portreti i themeluesit të Apple, Steve Jobs, është vizatuar me sprej në urën e kampit nga artisti Banksy.

Banksy, i cili e mban anonimitetin e tij, tha përmes një shkrimi: “Neve shpesh na shtyjnë të besojmë se migrimi është në dëm të burimeve të shtetit, por Steve Jobs ishte biri i një emigranti sirian”.

“Apple është kompania më profitabile në botë, paguan rreth $7 miliardë taksa çdo vit – dhe ajo ekziston vetëm për shkak se ata e lejuan një njeri të ri nga Homsi, Siri të hynte në SHBA”, thotë ai, transmeton lajmi.net.

Sipas këtyre qëndrimeve të tij, Banksy dekoroi gjithashtu edhe mure të tjera rreth qytetit në Calais me imazhe të emigrantëve. /lajmi.net

stream_img (1)

Portreti i Steve Jobs në kampin "Calais Jungle".
Portreti i Steve Jobs në kampin “Calais Jungle”.