Portokalli i bën mirë zemrës

Lëngu i portokallit është vlerësuar se i lufton sëmundjet e zemrës dhe diabetit. Ky produkt preferohet të konsumohet pas një ushqimit të pasur me yndyra dhe karbohidrate, për t’iu shmangur këtyre sëmundjeve. Po ashtu, është zbuluar se lëngu i portokallit ndihmon enët e gjakut të mbrohen nga dëmtimet që i shkakton ushqimi i pa shëndetshëm.…

Lifestyle

10/11/2013 18:00

Lëngu i portokallit është vlerësuar se i lufton sëmundjet e zemrës dhe diabetit. Ky produkt preferohet të konsumohet pas një ushqimit të pasur me yndyra dhe karbohidrate, për t’iu shmangur këtyre sëmundjeve.

Po ashtu, është zbuluar se lëngu i portokallit ndihmon enët e gjakut të mbrohen nga dëmtimet që i shkakton ushqimi i pa shëndetshëm.

Sipas autorëve të studimit, lëngu nga portokalli përmban një sërë antioksiduesish të grupit të flavonoideve.

Antioksiduesit shfaqin efektin e tyre duke bllokuar efektin e dëmshëm të radikaleve të lira, lëndë të cilat dëmtojnë murin e enëve të gjakut duke rritur gjasat për probleme kardiovaskulare.

Lëngu i portokallit po ashtu mund të ndihmojë edhe në luftën ndaj diabetit të llojit 2, pasi ul rezistencën e organizmit në insulinë.