Porto shokon Bayernin e Guardiolës (Video)

Porto ka arritur të shënojë fitore me rezultat bindës 3-1 në shtëpi kundër Bayernit, duke ia vënë në dyshim të madh kualifikimin për në gjysmëfinale skuadrës gjermane.

Sport

15/04/2015 22:39

Ndeshja filloi në mënyrë fantastike për vendasit, kur Quaresma shënon dy gola të shpejtë (3’ 10’) për të ndezur atmosferën në stadiumin e Portos.

Në minutën e 28’ Alcantara shënon për të ngushtuar epërsinë e vendasve, para se në minutën e 65’ Jackson Martinez të shënojë për të rikthyer epërsinë e dy golave nga portugezët.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Allianz Arena, vend ky ku Bayerni do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin për në gjysmëfinale, edhe pse një gjë e tillë do të jetë mjaft e vështirë.

https://vine.co/v/ezuFTXqr65X
https://vine.co/v/ezuxbUELZLb
https://vine.co/v/ezuYmjXge6n
https://vine.co/v/ezzihThUnpL