Portieri vrasës gjen klub nga burgu

Portieri u bë vrasës. Tani, vrasësi u bë portier. Bruno Fernandes de Sousa, i njohur shkurt si Bruno, është i burgosur në Contagem, në Minas Gerais në Brazil. Ai është i dënuar për 22 vjet pas vrasjes së ish të dashurës së tij Eliza Samudio. Por, nuk ishte vetëm kaq. Pasi e vrau atë, ai…

Sport

28/02/2014 22:30

Portieri u bë vrasës. Tani, vrasësi u bë portier. Bruno Fernandes de Sousa, i njohur shkurt si Bruno, është i burgosur në Contagem, në Minas Gerais në Brazil.

Ai është i dënuar për 22 vjet pas vrasjes së ish të dashurës së tij Eliza Samudio. Por, nuk ishte vetëm kaq. Pasi e vrau atë, ai i ushqeu qentë me trupin e saj.

Edhe i burgosur, ai ka gjetur angazhim. Tingëllon e pabesueshme por Bruno, në kohën e dënimit portier i Flamengos, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Monte Claro Futebol Clude, skuadër nga divizioni i dytë i Minas Gerais.

Avokati i futbollistit, Tiago Lenoir ka kërkuar transferimin e portierit në burgun e Montes Claros, në mënyrë që Bruno të ketë të drejtën e punës si formë e rehabilitimit social.

Bruno ka kaluar testet mjekësore nga burgu dhe tani pret vendimin e Gjykatës së Drejtësisë, që do të përcaktohet rreth vlefshmërisë së kontratës së tij.