Portieri urinon pas portës, gjyqtari e ndëshkon me të kuq

.

Sport

26/03/2018 09:40

Një episod tepër qesharak ndodhi në ndeshjen e Serisë D italiane mes Igeas dhe Mesinës.

Portieri i ri i skuadrës mike, Armando Prisko, u ndëshkua me karton të kuq pasi urinoi pranë një tabele pas porte.

Ky moment u vu re nga asistenti, i cili e raportoi ketë gjest te gjyqtari kryesor, i cili nuk u mendua dy here, por e pezulloi portierin e Mesinës me karton të kuq, shkruan “Gazzetta del Sud”.

Prisko u fut në lojë si zëvendësues duke zënë vendin e portierit Meo, i cili u largua nga fusha i dëmtuar.

Pas largimit të dy portierëve, portën në minuat e mbetura e mbrojti, Bruno. Mbrojtësi tregoi vlerat duke e mbajtur të paprekur portën në minutat e mbetura. Takimi përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.