Portieri SuperMan

Kur bëhet fjalë për La Ligën, zakonisht dëgjojmë për Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe skuadrat e tyre Barcelona përkatësisht Real Madrid. Mirëpo, kësaj radhe vjen një tregim i jashtëzakonshëm për një futbollist nga Kampionati spanjoll, që nuk është anëtar i një klubi gjigant. Në fakt, pikërisht në Spanjë, është një futbollist i cili për 4000…

Sport

25/02/2014 10:05

Kur bëhet fjalë për La Ligën, zakonisht dëgjojmë për Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe skuadrat e tyre Barcelona përkatësisht Real Madrid.

Mirëpo, kësaj radhe vjen një tregim i jashtëzakonshëm për një futbollist nga Kampionati spanjoll, që nuk është anëtar i një klubi gjigant.

Në fakt, pikërisht në Spanjë, është një futbollist i cili për 4000 ditë, 487 ndeshje, nuk ka munguar në asnjë stërvitje të skuadrës së tij.

Portieri i Almerias, Esteban për herë të fundit u dëmtua më 2003, kur ishte ndalur për shkak të një problemi muskulor dhe nuk ishte në gjendje të paraqitet për disa ndeshje, si anëtar i Atletico Madridit.

11 vjet më vonë, në fundjavën e shkuar, një problem fizik e parandaloi që të paraqitet në stërvitjen e ekipit, sa për të treguar se edhe ai është njeri.