Portieri shënon golin e 121-të në karrierën e tij (Video)

Rogerio Ceni nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi ka arritur të shënojë dhe golin e 121-të në karrierën e tij.

Sport

08/02/2015 10:17

Portieri i Sao Paolos ka arritur të shënojë golin e 121-të në karrierën e tij, shifër kjo që mund të jetë shumë e madhe edhe për një sulmues.

Ai realizoi nga penalltia golin e dytë për skuadrën e tij në fitoren 2-0 ndaj Piricibabas.

Ceni momentalisht është në moshën 42 vjeçare, mirëpo duket se mosha nuk ndikon fare në formën e tij.

Video