Portieri Shehi i pandalshëm, e pret një tjetër nderim i madh

Orges Shehi do të nderohet me titullin nga “Honoris Causa” nga universiteti ku ka qenë edhe vetë student.

Sport

13/10/2017 11:35

Vetëm një ditë pas fitores me Laçin, ku priti edhe një 11-metërsh, portieri i Skënderbeut, Orges Shehi, do të marrë një titull nderi nga Universiteti i Korçës “Fan S. Noli”.

Tashmë, edhe pse numëron 40 vite mbi shpinë, pas paraqitjeve të mira në Ligën e Europës me korçarët, Shehi do të nderohet me titullin nga “Honoris Causa” nga universiteti ku ka qenë edhe vetë student.

Këshilli drejtues i Universitetit të Korçës, në unanimitet të plotë vendosi dhënien e këtij çmimi, dhe në ceremoni do të marrin pjesë artistë, akademikë e figura të shquara të qytetit të Korçës.