Portieri po rregullonte murin, Shkëlzen Gashi i zë në “gjumë” dhe shënon gol

Sulmuesi shqiptar, Shkelzen Gashi po shkëlqen në ligën Amerikane MLS pranë klubit të Colorado Rapids.

Sport

23/09/2018 09:53

Ai së fundmi ka shënuar një super gol që po bëhet viral në rrjet.

Gashi në minutën e 26′ ekzekutoi një goditje dënimi me shumë mjeshtëri.

Portieri kundërshtar ende nuk ishte i gatshëm, mirëpo goli i Gashit u quajt i rregullt pasi arbitri kishte vërshëllyer për goditje.

Kujtojmë se Gashi u transferua te klubi amerikan në vitin 2016 nga Baseli, dhe deri më tani i ka 64 paraqitje, 13 gola dhe 6 asistime.