Portieri më i mirë në botë

FIFPro, unioni global i futbollistëve dhe FIFA kanë zbuluar pesë emrat e kandidatëve në garë për çmimin e portierit më të mirë të vitit në botë, si rrjedhojë e listës së gjerë të publikuar më 9 dhjetor. Deri para shpalljes së fituesit të Topit të Artë 2013, FIFA do të zbulojë të gjithë finalistët e…

Sport

02/12/2013 16:03

FIFPro, unioni global i futbollistëve dhe FIFA kanë zbuluar pesë emrat e kandidatëve në garë për çmimin e portierit më të mirë të vitit në botë, si rrjedhojë e listës së gjerë të publikuar më 9 dhjetor.

Deri para shpalljes së fituesit të Topit të Artë 2013, FIFA do të zbulojë të gjithë finalistët e kategorive të ndryshme dhe tani ka zbuluar emrat e portierëve që do të jenë në garë për çmimin kryesor.

Njësoj do të ndodhë edhe me mbrojtësit, mesfushorit, sulmuesit, si dhe çmimin kryesor të futbollistit më të mirë në botë.

Në garë për çmimin e portierit më të mirë në botë do të jenë: Gianluigi Buffon (Itali, Juventus); Iker Casillas (Spanjë, Real Madrid); Petr Cech (Republika çeke, Chelsea); Manuel Neuer (Gjermani, Bayern München), Víctor Valdes (Spanjë, Barcelona).

Fituesi do të shpallet më 13 janar në gala mbrëmjen në Zurich.