Portieri Lopez: Do të luajmë që ky ekip të mos shpallet kampion në La Ligë

Portieri i Espanyolit, Pau Lopez ka thënë se nuk dëshiron që Barcelona të shpallet kampione në La Ligë.

Sport

06/05/2016 12:29

Portieri i Espanyolit, Pau Lopez ka thënë se dëshiron që një skuadër nga Madridi ta fitojë titullin e kampionit në La Ligë.

Para derbit të qytetit me Barcelonën, ai ka thënë se është kundër që rivali i qytetit ta mbrojë titullin.

“Kush dua që të shpallet kampion i La Ligës? Nuk e di. Nëse pyetja është se cili ekip dua të fitojë, them një skuadër nga Madridi”, deklaroi ai për “Catalunya Radio”, përcjell “Lajmi.net”.

“Nuk më intereson se a është Atletico Madrid apo Real Madrid”, shtoi ai.

Barcelona kryeson edhe pse me pikë të barabarta me Atletico Madridin, kurse Real Madrid ka një më pak, dy xhiro para fundit.