Portieri i ri i Real Madridit vjen nga Serie A

Real Madrid ka shfaqur interesim për transferimin e portierit të Romës, Alisson.

Sport

13/01/2018 15:31

Real Madrid ka një objektiv të ri për portier nga sezoni i ardhshëm.

“Fox Sports” raporton se “Los Blancos” kanë shfaqur interesim për transferimin e portierit të Romës, Alisson.

Së fundmi, Alisson ka zgjuar interesim edhe nga Paris Saint-Germain e Liverpool, përcjell “lajmi.net”.

Por, tani në garë ka hyrë edhe skuadra nga Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/