Portieri i ri i Barcelonës vjen nga Franca

Lafont është i padiskutueshëm dhe sezonin e kaluar i ka zhvilluar të gjitha ndeshjes si titullar.

Sport

21/06/2018 11:20

Emërimi i Eric Abidal si sekretari teknik i Barcelonës do të përforcojë akoma më shumë merkaton e katalanasve në tregun francez.

Pas Dembele, Digne e Umtiti  janë disa emra në vëzhgim nga Barcelona dhe më interesanti është Alban Lafont, portieri më i talentuar në Europë në rangun e 19-vjeçarëve.

Tek Toulouse Lafont është i padiskutueshëm dhe sezonin e kaluar i ka zhvilluar të gjitha ndeshjes si titullar, plot 44 të tilla, përcjell “SS”.

Barcelona dëshiron ta bllokojë lojtarin francez për ta lënë edhe pak kohë te Toulouse që e vlerëson 19-vjeçarin të paktën 30 milionë euro dhe ofertat për të nuk mungojnë as nga Anglia.