Portieri i Kosovës në prova te Galatasaray

Portieri i talentuar i skuadrës së Lirisë së Prizrenit, Flamur Gashi, do të provohet te gjiganti turk i Galatasarayt.

Sport

18/12/2018 19:11

Paraqitjet e mira me Lirinë në Superligën e Kosovës dhe me ekipet zinxhirë te ‘Dardanëve’, kanë bërë që disa skuadra të shprehin interesim për Flamur Gashin.

Më konkrete është treguar skuadra e Galatasaray, që ka ftuar në prova portierin e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Lirisë, transmeton ‘lajmi.net.

Njoftimin e plotë të Lirisë:

‘Muli’ i KF LIRIA provohet te gjiganti turk Galatasaray!

Flamur Gashi është reprezentues i rregullt i moshave të Kosovës, derisa në kualifikimet e radhës do ta ruajë portën e 21 vjeçarëve.

Paraqitjet e mira në stinorin pranveror me ekipin e parë të Lirisë i kanë mundësuar Flamur Gashit që të testohet te gjiganti turk Galatasaray.

Ai do testohet për disa ditë te Galatasaray, për të parë më pas se cila do të jetë e ardhmja e tij.

KF Liria si çdo herë edhe kësaj radhe, talentit të vet i dëshiron shumë sukses./Lajmi.net/